Rama tregon pse u zgjodh ora 4:00 e mëngjesit për të shembur Teatrin Kombëtar

Dy ditë më parë në orën 4 të mëngjesit u shemb Teatri Kombëtar.

Kryeministri Rama ka zbuluar pse u zgjodh kjo orë e mëngjesit, dhe në këto kohë pandemie.

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live me Neës 24 tha se në atë orar ka më pak mundësi për “t’u përplasur me njerëz të investuar për të krijuar përplasje”.

Deklarata e Ramës:

Me njerëz që aktrojnë si të dhunuar e goditur ndërkohë që janë dhunuesit e goditësit e shkelësit shëmbullor të të drejtës së të gjithë të tjerëve.

Se di si mund të justifikohet uzurpimi i një godine publike për të bërë të ashtuquajturën rezistencë ndaj regjimit, se ky s’është regjim e s’ka qeveria fytyrën e një regjimi, por e tepron madje në durimin e durimin në kërkim të gjithë arsyes, dy vjet e gjysmë u bë ajo që duhet të ndodhte”.

A u provokua protesta nga qeveria me prishjen e teatrit?

Rama: S’ka asgjë pa u ekzekutuar mirë, të gjithë shumë mirë sipas procedurave, fakti që godina e Teatrit u uzurpua për 2 vjet e gjysmë nga një grup njerëzish artistë ose jo kjo nuk bën diference e jo nga gjithë komuniteti teatror, me figurantë të partive politike, shteti s’mund të mendojë se mos po provokohen uzurpatorët e godinës.

Në atë institucion shteti ska pasur asnjë kontroll, e ai institucion shtetëror është menaxhuar nga një grup uzurpatorësh, pikërisht për të mos krijuar konflikt e për të mos krijuar përplasje e për të mos shkuar në veprimin final pa i bindur dhe ata është harxhuar 2 vjet e gjysmë.

Është krijuar bindja që ai grup njerëzish që u barrikadua pë ta mbrojtur janë në fakt një grup njerëzish që nuk duan të dëgjojnë, s’duan të dialogojnë e rishikojnë pozicionin e tyre, s’duan ti bashkangjiten pjesës tjetër të komunitetit teatror që e nisi me një protestë e u ul në tryezë e sot kërkon si shumica dërrmuese e shqiptarëve një teatër të ri, meqë të gjitha u ezauruan erdhi momenti për ti hapur rrugë teatrit të ri. Se u bë në atë moment, kurdo që të bëhej do ndodhte e njëjta gjë”.


Shtuar 19.05.2020 14:35