Rama shikon, Ahmetaj punon: “Tigri” përvesh mëngët e merr lopatën në dorë (FOTO LAJM)

Ministri e Rindërtimit, Arben Ahmetaj bashkë me kryeministrin Rama kanë marrë pjesë në një takim në shkollën 9-vjeçare dhe kopshtin “Njazi Mastori” në Sukth të Durrësit, në të cilët po punohet.

Ndryshe nga kryeministri Rama i cili vetëm ka parë punimet, ministri Ahmetaj ose sic njihet ndryshe “tigri” ka përveshur mëngët, ka marrë lopatën dhe ka nisur të punojë me punëtorët.

Të paktën kjo është përshtypja që të krijohet nga fotot e hedhura në mediat sociale.

Foto të tilla të kujtojnë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj i cili është fotografuar shumë shpesh me lopatë në dorë nëpër takimet e tij me qytetarët e Tiranës.

“RINDËRTOJMË BASHKË

Punimet për Rindërtimin e shkollës 9-vjecare dhe kopështit Njazi Mastori në Sukth, Durrës!

907 nxënës dhe fëmijë të kësaj shkolle, nëntorin e ardhshëm do të zhvillojnë mësimin në një shkollë të re, më standarde e kushte shumë më të mira se me parë”, shkruan Ahmetaj krahas fotove.


Shtuar 20.06.2020 17:13