Rama “shet” Veliajn, kryebashkiaku nën sulmin frontal të mediave pranë qeverisë

Erion Veliaj është duke u sulmuar mediatikisht kohët e fundit si asnjëherë më parë.

Krahas mediave që nuk janë dakord me mënyrën se si ai qeveris Tiranën apo më saktë se si bashkëqeveris me oligarkët duke ua nxirë jetën qytetarëve, Veliaj është vënë sëfundmi edhe në shënjestër të mediave që deri më tani kanë patur një politikë editoriale pro tij dhe maxhorancës.

Madje, këto media vijojnë të mbështesin maxhorancën, por sa i përket raportit me Veliajn kanë bërë një kthesë 180 gradë duke mos e lajkatuar më si më parë, por përkundrazi duke u marrë personalisht me të dhe udhëtimet e tij.

Gjithçka po ndodh papritur gjatë ditëve të fundit duke krijuar bindjen tek ata që e njohin mirë median dhe se si transferohen influencat nga raporti media-pushtet se shefi Rama e ka shitur tashmë përfundimisht Veliajn.

Asgjë nuk duket e rastësishme nisur edhe nga fakti se sulmet po i bëhen Veliajt dhe jo mënyrës se si ai qeveris, apo po keqqeveris këtë qytet.

Burime të sigurta nga PS bëjnë me dije për Albeu.com se Rama nuk e ka fare “qejf” kryebashkiakun e Tiranës.

Madje nuk e ka patur asnjëherë “qejf”, një mllef ky që shpesh nxjerr kokë me batuta si ajo për lyerjen e shkallëve të pallatit që në katër të mëngjesit, megjithatë duket se tashmë raporti i tyre është shkatërruar tërësisht. /albeu.com


Shtuar 22.01.2020 15:27