Rama reagon për rikthimin e opozitës në tryezën e dialogut

Ditën e sotme një marrëveshje surprizë mes maxhorancës dhe opozitës ka ngritur jo pak reagime.

Për këtë ka reaguar edhe vetë Kryeministri Edi Rama i cili nëpërmjet një postimi ka treguar mendimin e tij për këtë cështje që ndoshta do t’i japë zgjidhje krizës politike.

Ai ka përgëzuar vendimin e opozitës për t’u rikthyer në tryezën e dialogut, madje ka premtuar se të gjitha rekomandimet do integrohen në ligjin e ri zgjedhor.

“Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor👏”, shkruan Rama. /albeu.com/


Shtuar 14.01.2020 14:20