Rama publikon videon nga Puka: Njerëzit dikur iknin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes pamjet nga qyteti i Pukës.

Dikur, në këtë qytet thotë Rama, kur shkoje “ishte një kthinë e zymtë mes bukurive përrallore ku askush nuk shkelte e njerëzit prej aty vetëm iknin”.

Por sot, “është kthyer në një qytezë mikpritëse për vizitorë e turistë të huaj, shëmbëlltyrë e pamohueshme e Rilindjes Urbane, nga Veriu në Jug”.

POSTIMI i PLOTE

MIRËMËNGJES 🙂

dhe me Pukën, që kur shkoje dikur ishte një kthinë e zymtë mes bukurive përrallore ku askush nuk shkelte e njerëzit prej aty vetëm iknin, ndërsa sot është kthyer në një qytezë mikpritëse për vizitorë e turistë të huaj, shëmbëlltyrë e pamohueshme e Rilindjes Urbane, nga Veriu në Jug, ju uroj një fundjavë të bukur /albeu.com/


Shtuar 7.08.2020 06:20