Rama publikon videon nga “Lasgushi”: Po vijnë 8 ton armë për mbrojtjen e jetës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video të aeroplanit “Lasgushi”, i cili prej disa ditësh transporton pajisje mjekësore.

Kreu i qeverisë e cilëson aeroplanin e “Air Albania” si një hamall fantastik të luftës me të cilën po përballet vendi ynë.

“Lasgushi, hamalli fantastik i kësaj lufte, vazhdon sjell armë për mbrojtjen e jetës”, shkruan Rama krahas videos.

Këto pajisje vijnë më së shumti nga Turqia, e cila është një nga prodhueset më të mëdhaja të këtyre pajisjeve.

Ditën e djeshme qeveria ndaloi transportin e këtyre pajisjeve mjekësore, pa marrë mëparë një leje të posaçme nga autoritetet.

Ky vendim erdhi me qëllim që të plotësohen nevojat e vendit fillimisht, pasi situata është rënduar goxha edhe në Turqi.


Shtuar 27.03.2020 16:05