Rama pranon kërkesën e PD për identifikim elektronik të votuese: I pamundur por…

Kryeministri Edi Rama thotë se mazhoranca pa pranuar identifikimin elektronik të votuesve, por sipas tij, objektivisht dhe teknikisht kjo është e pamundur për zgjedhjet e ardhshme.

Rama tha se të gjitha procedurat për këtë sistem, vazhdojnë deri në janar, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në maj.

I ftuar në “Opinion”, Rama tha se këtë proces duhet ta kryej KQZ-ja e re dhe se PD-ja duhet të caktojë nënkryetarin e këtij Komisioni të vëzhgojë këtë proces.

Rama: Duke pasur këtë sistem, votimi dy herë është i pamundur. Ne donim që 2019-ta, zgjedhjet lokale të shërbenin për të testuar sistemin. Problemi që kemi sot është koha. Kemi humbur shumë kohë. Kemi tre vjet e ca që presim opozitën. Nuk bëhet rregullat e lojës me molotov por me dialog.

Ne kemi bërë edhe simulime në selinë e PS me votues dhe ajo që ne kemi marrë nga të gjitha analizat me kompanitë që e bëjnë është se nga momenti i nënshkrimit të kontratës dhe zbatimi duhet minimumi është 6 muaj. Kemi zgjedhur KQZ-në e re, e cila do të marrë korrikun. Le të themi se gara ndërkombëtare do shpallet në shtator. Duhen dy muaj, pra deri në nëntor.

Ne hyjmë në vitin e ri zgjedhor kur duhet të nënshkruajmë kontratën. Jemi në pamundësi objektive. Ne na duket e pamundur objektivisht dhe teknikisht por jo të nxjerrim arsye këtë. I kemi thënë se ne jemi gati për këtë, por KQZ dhe Partia Demokratike duhet ta marrin përsipër këtë punë.

Nga pikëpamja e të gjithë përgatitjes së procesit, tenderimit është KQZ që duhet ta bëjë. Ndërsa PD, të zgjedh një person vetë si nënkryetar që të merret posaçërisht me këtë. U bë teknologjia, malet tona më të larta, ne shkojmë me teknologjinë. Nuk u bë teknologjia, nuk duhet të dëgjojmë më gërr verr se ne e sabotuam.


Shtuar 4.06.2020 19:32