Rama përmend nënën e tij: Edhe mua më ka marrë malli për Anetën

Kryeministri Edi Rama ka përmendur nënën e tij Anetën në komunikimin që ka pasur LIVE me qytetarët.

Sipas tij edhe atë e ka marrë malli për nënën, por po zbaton rregullin.

“Një djalë që nuk duhet të lëvizte nga qyteti në qytet pa simptoma, në kundërshtim me rregullat, niset në një zonë tjetër të vendit se e kishte marrë malli për prindërit, dhe dy prindër të moshuar me probleme shëndetësore ai i rrezikon të dy duke i infektuar. Çfarë do të thotë kjo?…

Dëgjoj shumë, lexoj shumë dhe ju përgjigjem edhe nganjëherë me ndonjë shpullë në përgjigje për t’ju sjellë disave për jush që thonë broçkulla, por ajo që dëgjoj shpesh është se thonë se dinë vetë të ruhen ndaj duhet të hapemi.

Përgjegjshmëria e secilit prej nesh. Pse nuk më ka marrë malli mua për nënën time? Nuk dua unë të shkoj ta takoj atë? Por unë nuk mundem sepse zbatoj rregullin , ky rregull mbron mua dhe nënën time dhe të gjithë të afërmit e mi.

Rregullat në këtë kohë janë për të na dhënë të gjithëve një kornizë sigurie dhe për të përcaktuar një vijë të kuqe që përkufizon qartësisht lirinë tonë…”

“Edhe mua më ka marrë malli për Anetën”, Rama përmend nënën e tij


Shtuar 24.04.2020 13:30