Rama nuk ndalet: Jemi në luftë, masat ekstreme janë të domosdoshme!

“Jemi në luftë!” Rama i konsideron të domosdoshme masat që qeveria ka marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ai e ripërsëriti këtë gjë gjatë mbrëmjes së sotme, në një lidhje me skype për emisionin Open.

“Kur unë thashë që jemi në luftë, shumë thanë që kjo nuk është luftë, por një sëmundje kalimtare.

Sot presidenti i Francës flet për luftë, Merkel flet për luftë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës flet për luftë.

Jemi në luftë dhe vetëm masat shtrënguese janë e vetmja rrugë për t’u përballur me këtë armik”- tha Rama.


Shtuar 18.03.2020 21:12