Pas takimit me opozitën parlamentare, kryeministri Rama tha këtë mbrëmje përballë gazetarëve se nuk mundi t’i bindte që të votonin në Parlament marrëveshjen e arritur për reformën zgjedhore.
Kryeministri i bëri thirrje kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha që të bashkojnë forcat së bashku e të mundohen të gjejnë një zgjidhje në të mirë të situatës.
Të lidhura
None found
“Ku ka vullnet ne do përpiqemi të gjejmë një zgjidhje me dinjitet.
Do mundohemi të flasim më shumë me njëri-tjetrin. Të futej edhe Basha në këtë proces, të bënte komunikim me ta, që i ka futur këtu në Parlament.
Nuk është mëkat të bashkojmë forcat për të dhënë zgjidhje, një rruge jo të lehtë dhe që s’mund të komentohet nga klubet e natës nëpër ekrane që japin mend dhe zgjidhje, gjysmë shtrirë nëpër kolltuqe”, tha Rama./albeu.com/
