Rama nuk ia kursen lëvdatat vetes: Prej masave të marra është ulur numri i shtrimeve të spital

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook” ku njofton se është ulur numri i pacientëve me COVID-19 në spitale.

Ndërkohë Rama thekson se masat e marra kanë qenë një arsye e rënies graduale të numrit të të prekurve me koronavirus.

“Shumë e rëndësishme: Falë masave të shpejta e të forta dhe rezistencës suaj të shkëlqyer, 10 ditët e fundit kemi rënie graduale të shtrimeve në mjediset spitalore Vovid.

Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur; e dyta, duhet të vazhdojmë kështu, me durim të madh, sepse armikun e kemi pas çdo porte; e treta; po vazhduam kështu do të dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë, më të mirë, më të fortë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike”, shkruan Rama.


Shtuar 8.04.2020 09:29