Rama njofton masën ekstreme ndaj koronavirusit: Mbyllen…

Kryeministri Rama njoftoi pak më parë në mbledhje qeverie se do të mbyllen të gjitha pub-et, diskot, palestrat dhe të gjitha aktivitetet që mbledhin njerëz.

Vendimi i qeverisë u shpall nga kryeministri Rama, i cili tha se kjo është një masë për të mbrojtur qytetarët.

Rama tha se nga nesër do të niset në shtëpi e gjithë administrata që mund ta bëjë punën nga shtëpia me kompjutër. Nga nesër do të mbyllet shërbimi i ADISA-s.

Ndër të tjera, Rama tha:

U bëj thirrje të gjithëve dhe kërkoj mirëkuptim për këtë. Dhe unë mund ti lidh shumë mirë fjalët me rregullat.

Duhet të zbatoni rregullat. Nëse dikush vendos të vrasë veten, shteti është i detyruar ta ndalojë të bëjd diçka të tillë.

Jemi në situatën që shumëkush po luan me të tjerët, me nënën dhe bababin, me motrën dhe vëllain duke i bërë karshillëk një armiku që s’ka as veshë as zemër dhe as sy.

Do mbyllim të gjtha, pube, disko, palestra dhe mjedise që mbledhin shumë njerëz.


Shtuar 10.03.2020 15:19