Rama lëshon fare gojën nga Moska për shqiptarët: Për inat të vjehrrës, pal*ohen me mullixhiun

“Nga inati i vjehrrës janë palluar me mullixhiun dhe pa e pas mullixhiu fare në axhendë këtë punë…”

Nga Moska ku ndodhet për një vizitë zyrtare si pjesë e misionit të OSBE, i pyetur nëse ka ndikim rus në Shqipëri, kryeministri Edi Rama tha se nuk e përjashton një gjë të tillë.

Kryeministri foli në “Real Story” dhe u shpreh se gjithsesi, shqiptarët, historikisht i kanë bërë punët e forcave jo-miqësore, më mirë nga çdo t’i bënin ata po të ishin vetë.

“Unë nuk e përjashtoj, por në Shqipëri historikisht ne kemi bërë punët e forcave jomiqësore ndaj nesh më mirë se sa do t’i bënin forcat jomiqësore po të ishin vetë, që nga inati i vjehrrës janë palluar me mullixhiun dhe pa e pas mullixhiu fare në axhendë këtë punë”, u shpreh Rama.

“Nëse e trajtojmë si vjehërr Shqipërinë për shkak të qeverisë, ata bëjnë mullixhiun”, theksoi Edi Rama.


Shtuar 26.02.2020 21:20