Rama lajmëron lehtësime e shtrëngime të reja: Heqje lirie për ata që…

Ndërkohë që në Shqipëri është shënuar viktima e 17 nga COVID-19, kryeministri Rama ka lajmëruar se do të bëjë disa lëshime në lëvizjen e qytetarëve.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Bazuar mbi këtë ecuri pozitive kemi mundësi të mendojmë për të liruar me pikatore disa masa, shkallë shkallë, për të lehtësuar psikologjikisht jetën tuaj, por nuk kemi në asnjë mënyrë të drejtë dhe kemi detyrimin të mos hedhim hapa të nxituar.

Ndërkohë dua tu them se nëse do të zgjedhim të fillojmë me disa lehtësime patjetër që duhet të bëjmë edhe disa shtrëngime, se do jemi më të rrezikuar nga ata që nuk duan të dëgjojnë e të kuptojnë që shfaqen aty këtu duke kërcënuar të kthehen në bomba.

Ajo që po konsiderojmë është që duke lehtësuar fjala vjen fashën orare apo lëvizjen me automjet për punë të të gjithë atyre që janë në një punë që sot lejohet e që nuk e kanë të mundur të lëvizin të gjithë me automjetin e tyre privat duhet të rrisim sanksionet për ata që do e shkelin hapësirën e kufizuar të lirisë, e duhet të shkojmë ndoshta deri në heqje lirie për dikë që merr një automjet për të shkuar në punë dhe e përdor mjetin e tij për të transportuar edhe të tjerë

Kjo është tani në diskutim në shtabin tonë, pas kësaj do kem një diskutim të gjerë e të gjatë.


Shtuar 3.04.2020 15:53