Rama ironizon keq Bashën: Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për çështjen e detit.

Rama ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, që i ka dalë detit në mbrojtje.

“Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD!”, – shkroi Rama në Twitter.

“Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD apo të qeshësh me këtë Artist që s’e ka shokun për të bërë sikur? Je i madh Lul, sinqerisht, shyqyr s’u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën e sapunit!”, – shkroi Rama në reagimin e tij.


Shtuar 28.08.2020 14:19