Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka saktësuar sërish se si do të kryhet lëvizja nesër deri të hënën në mëngjes.
Pas më shumë se një muaji izolim, qeveria vendosi të lejojë pensionistët të dalin nesër deri në orën 11:00 ndërkohë që gjithë të tjerët do të jenë në shtëpi.
Postimi i Ramës në Facebook:
NESËR NË QENDRAT URBANE DO TË DALIN NË KËMBË VETËM PENSIONISTËT DERI NË ORËN 11.00
ME AUTOMJET DO TË LËVIZIN SHTËPI-PUNË-SHTËPI ME ASNJË NDALESË RRUGËS, TË GJITHË ATA QË KANË AUTORIZIM PËR TË PUNUAR GJATË FUNDJAVËS
TË GJITHË TË TJERËT NË SHTËPI DHE TË GJITHA DYQANET MBYLLUR DERI TË HËNËN NË ORËN 05.00, SIÇ ËSHTË NJOFTUAR MË PARË NGA MINISTRJA E SHËNDETËSISË