Rama i quan kafshë kritikët e tij: Unë nuk vras, vjedh, shpif apo shantazhoj!

Kryeministri Edi Rama njihet për aftësinë e tij për t’u shprehur dhe kjo e ka ndihmuar më se shumti në këtë karrierë tashmë të gjatë politike.

Mbrëmjen e sotme, kryeministri i quajti kritikët e tij, të cilët në radhë të parë janë votuesit e tij, dhe qytetarët të cilët e paguajnë si kryeministri, “lukuni e faunës së larmishme…”.

Ju kujtojmë, se “lukuni” është një term biologjik dhe i referohet një tërësi kafshësh në një zonë të caktuar.

Rama: Unë nuk vras, nuk vjedh, nuk shantazhoj, nuk shpif, nuk fle para tjerëve, nuk zgjohem pas të tjerëve, nuk zdërhallem për qejfet e mia lokaleve të Tiranës apo rrugëve të botës. Unë nuk punoj për të jetuar, por jetoj për të punuar.

Sikur të mos e jetoja këtë punë si një mision për vendin e stërgjyshërve, gjyshërve dhe fëmijët e fëmijëve të fëmijëve të mi si një privilegj të jashtëzakonshëm për të ndihmuar sa më shumë njerëzit dhe kuruar sa më shumë plagët panumërta të këtij vendi, nuk do duroja një minutë jo më ditë për ditë lukuninë e faunës së larmishme të xhunglës politike dhe mediatike.

Nuk kam lindur në kallëpin e politikanit dhe as nuk dua të vdes brenda atij kallëpi.


Shtuar 27.05.2020 19:59