Kryeministri Edi Rama sonte është i ftuar në “Top Story” për të folur për konferencën e donatorëve ku Shqipërisë iu ofruan 1.15 miliardë Euro.
Ndërkohë që fliste për temën, Rama lajmëroi se nuk do të qëndronte në afatet e zakoshme në studio.
Arsyeja sipas tij është vajza e bashkëshortes, Rea Xhillari e cila ka ditëlindjen ndërsa argumentoi se për të ishte e pafalshme të sakrifikonte këtë herë.
“Do iki pak para afatit se kam ditëlindjen e vajzës. Kam sakrifikuar shumë herë por këtë herë është e pafalshme ta sakrifikoj,”-tha Rama.