Policia ka gjobitur dy here brenda 24 orëve kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Burimet kanë bërë të ditur se pas ndëshkimit në Durrës për një mbledhje me mbështetësit në një ambient me dyer të mbyllura, ndaj tij është marrë masë dhe për protestën në mbrojtje të teatrit.
Se bashku me të janë gjobitur edhe 40 persona të tjerë, të cilët kundërshtuan vendimin e bashkisë së Tiranës për shembjen e ndërtesës.