Rama flet për vendimet brenda majit: Nga hapja e kufijve, tek turizmi e transporti publik

Nga hapja e kufijve tokësorë tek turizmi dhe transporti publik, këto janë tre çështje për të cilat duhen marrë brenda muajit maj vendime shumë të rënda tha kryeministri Edi Rama.

“Për hapjen e kufijve tokësorë, duam të jetë patjetër brenda muajit maj, dy vendime të rënda se dy rreziqet më të mëdha janë turizmi e transporti publik.

Po punojmë intensivisht për strategji të re e brenda majit do i paraqitet publikut duke ndarë shqetësimin e madh”.

Duke folur për kalimin e shtetasve shqiptarë që do punojnë gjatë sezonit veror në Greqi, Rama tha se “marrëveshja është bërë, gjithcka është gati, janë gati të gjitha strukturat e ata që do shkojnë në punë sezonale, do dalin në vijim e do ikin në Greqi, ndërsa kur fola për hapjen e kufijve kam parasysh hapjen për qytetarët shqiptarë, pra shqiptarët që janë në anën tjetër në kufirin grek, në kufirin me Kosovën,është kufiri me një pjesë tjetër.

Ne sot mund të sjellim më Shqipëri më shumë turistë se cdo herë tjetër, kërkesat janë të pafundme, presioni është shumë i madh, nga Ukraina, Hungaria, cështja është a duhet apo s’duhet t’i sjellim se nuk është a duhet apo jo, ata janë qeveritë e tyre që thonë në Shqipëro jemi gati ti mbështesim turistët se është vend që ka situatën më të mirë nga të tjerët por pyetja është a duhet a s’duhet“.

Kryeministri duke folur për sezonin turistik tha se këtë vit janë shqiptarët ata që s’do lejohen të shkojnë asgjëkundi.

“Nëse do kemi sezon turistik, por ne do kemi se kemi detyrim për operatorët turistikë ta themi, shqiptarët do e kenë të pamundur të shkojnë të bëjnë pushime jashtë. Ne duam që bregdetin t’ja vëmë në dispozicion shqiptarëve nga të katër anët ku janë”.


Shtuar 14.05.2020 20:10