Rama flet për liritë: Kjo është periudha më e vështirë e jetës sime

Në një kohë pandemia ku asgjë nuk është e sigurt, Shqipëria është drejt hapjes, një hap i madh në këtë periudhë.

Duke folur për lëvizjen e re, Rama e quajti këtë periudhë pjesën më të vështirë të jetës së tij.

Rama thotë se me këtë virus nuk vihet dot bast, ndërsa qytetarëve u kërkoi që të jenë roje të shëndetit të tyre dhe familjeve të tyre.

Rama: Lexoj dhe dëgjoj shumë që flasin se bota u hap, vetëm ne jemi të mbyllur. Nuk është e vërtetë fare. Kam folur sot me kryeministrin e Danimarkës, gjer e gjatë.

E njëjta gjë, të njëjtat dilema dhe e njëjta vështirësi në raport me vendimarrjen. Nëse lufta merr për keq, përgjegjësinë e mbajnë ne, liderët jo ata që flasin përqart.

Këtu nuk luhet dot me zjarrin. Nuk bëhet ‘hape mo hape’ të dali ku të dali. Këtu nuk bëhet as me ligj nëse nuk jeni ju që mbroni familjen tuaj.

Kam frikë nga papërgjegjësia dhe injoranca që mund të marrë në qafë familjen dhe të afërmit. Ky armik është mes nesh dhe vret. Deri kur të dalë vaksina, ky virus është mes nesh.

Harrojeni se mua më pëlqen dhe më vjen për mbarë t’ju kujtoj kufijtë e lëvizjes dhe të flas për deformimin e lirive të tuaj. Përkundrazi, kjo është periudha më e vështirë e jetës sime.

Të qeverisësh është të rrish pa gjumë. Nuk po ju qahem se e kam nderë dhe pasion këtë punë. /albeu.com/


Shtuar 30.04.2020 18:28