Categories: Uncategorized

Rama flet për kapacitetin e shtretërve, cila është strategjia për bërjen e testeve

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se në të dy spitalet, atë infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” janë në dispozicion 310 shtretër. Gjatë një komunikimi në Facebook, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, kreu i qeverisë tha se deri tani janë 63 pacientë të shtruar në këto dy spitale. Ndërsa për respiratorët tha se kanë 304.

Përmes karantrinës ne mbrojmë sistemin tonë shëndetësor dhe bëjmë që sistemi shëndetësor të ketë kapacitetin për të përballuar. Ajo që po ndodh në Amerikë, Itali është mbingarkesa e sistemit shëndetësor dhe pamundësia për ti shërbyer të gjithëve njëkohësisht.

Të lidhura

None found

Ne disponojmë 310 shtretër në dy strukturat, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nga 310 ne kemi 63 pacientë, pra kemi 23.5 % të kapacitetit të zënë. Kjo është si rezultat i masave që kemi marrë dhe si rezultat i rezistencës fantastike që keni bërë. Pa u bërë këto ne do ishim në një gropë ku do lusnim të shpëtonim. Në total janë 304 respirator që i kemi në dispozicion. Sot në respirator kemi 4 veta, 1.3% të kapacitetit, tha kryeministri.

Rama iu përgjigj edhe opozitës, e cila sot e akuzoi se ka gënjyer kur ka thënë se ka në dispozicion 2 mijë teste.

Unë kam thënë testet janë çështje e komitetit të eksperteve, jo të qeverisë, le më të PD. Unë kam thënë që kjo është strategji e komitetit të ekspertëve. Nëse komiteti i ekspertëve do thonë që duhen 2 mijë teste ne do ti mbështesim. Në këtë luftë ne nuk kemi hyrë qorrazi. Unë jam përgatitur për gjithçka. Deri sot nuk na mungon asgjë. Na mungon sensi i mirëkuptimit dhe sensi logjik i atyre që i thonë vetes opozitës.

të fundit

Dekorimet e Halloween-it me trupa të varur shkaktojnë ankesa, policia kërkon heqjen e tyre

Trupa të varur në oborr për Halloween, banorët ankohen dhe ndërhyn policia — Klan Kosova [...]Read More...

4 minutes ago

Studentët pranojnë modelin e ri të subvencionimit, por kërkojnë plotësimin e dy kushteve

Studentët kanë dhënë përgjigjen e tyre për modelin e ri të subvencionimit të ushqimit studentor. „Rezistenca Studentore“ e pranon propozimin…

11 minutes ago

Fatal accident in Shkodër: car leaves the road and fatally strikes 67-year-old pedestrian

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur…

13 minutes ago

Student protest enters its 20th day as young people march from the Ministry of Education to the Prime Minister’s Office

Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit. Gazetari Ergys Gjençaj…

13 minutes ago

Romeo and Juliet” celebrates its 30th anniversary, the film that brought young people closer to Shakespeare

Filmi “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Baz Luhrmann dhe protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes, shënon 30-vjetorin e publikimit.…

13 minutes ago

Christopher Robin, the boy behind the Winnie-the-Pooh character who faced the burden of fame

Christopher Milne, djali i shkrimtarit britanik AA Milne, i cili frymëzoi personazhin Christopher Robin në librat e famshëm “Winnie-the-Pooh”, nuk…

13 minutes ago