Categories: Uncategorized

I shërbyen pacientit që takoi vizitorë nga Italia, shkon në 6 numri i mjekëve të infektuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Ditën e sotme janë konfirmuar nëntë persona të tjerë të prekur nga koronavirusi, prej të cilëve katër janë mjekë të Spitalit “Shefqet Ndroqi”.”

Mësohet se mjekët i kanë shërbyer një pacienti të shtruar që ishte vizituar nga një i afërm i ardhur nga Italia.

Të lidhura

None found

Zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli bëri me dije se i sëmuri me të cilin kanë pasur kontakt mjekët aktualisht po trajtohet në spitalin Infektiv. Nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia, dhe që nuk e ka treguar këtë detaj për mjekët.
Fjala e zv. ministres

“Në vijim të HETIMIT TË HOLLËSISHËM EPIDEMILOLOGJIK të filluar ditën e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor (një mjek dhe 3 infermierë) të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Siç ju kemi njoftuar, nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia, dhe që NUK E KA DHËNË KËTË INFORMACION TEK STAFET MJEKËSORE.

Personeli është në gjendje të mirë shëndetësore, PA SIMPTOMA dhe i vetëkarantinuar.

Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon pa u ndalur hetimi epidemiologjik dhe testimi i rasteve të dyshuara.

Nisur nga sa ju informuam, dua të përsëris edhe një herë thirrjen për qytetarët:

Telefononi në numrin 127!
Jepuni informacion të hollësishëm stafeve mjekësore!
Nëse mbani të fshehtë informacionin e lëvizjeve tuaja nga personeli shëndetësor, rrezikoni të infektoni personelin dhe të afërmit tuaj.
SOT ËSHTË DETYRIM që të mbrojmë personelin shëndetësor.

Ju lutem qytetarë: Shmangni vajtjet direkte në spitale.
Qëndroni në shtëpi!
Respektoni rregullat e reja!
Një thirrje sidomos për të moshuarit mbi 70 vjeç: Ju lutem mos dilni nga shtëpitë!

të fundit

Protesta pas Asamblesë së PS: thirrjet “Rama jep dorëheqjen” dhe “Qeveri e krimit”, kryeministri i fton sërish në dialog

Në përfundim të Asamblesë së PS në Tiranë, kryeministri teksa ka dalë nga ambientet e  Akademisë së Arteve është pritur…

47 seconds ago

Edi Rama’s visit to Struga and Ohrid brings road closures tomorrow from 06:00 to 17:00

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Strugë dhe Ohër, bllokime nga ora 06:00 deri në 17:00.SPB Ohër njofton se…

12 minutes ago

Safe City” system starts automatic penalties for illegal parking from December

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“ (Safe City) zyrtarisht do të ketë një funksion…

12 minutes ago

Trump: Iran wants a deal I won’t accept, Putin and Zelensky hate each other

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një qëndrim të ashpër ndaj Iranit dhe kufizime të reja për kompanitë amerikane të…

12 minutes ago

New study on cannabis: mental health problems, especially in women and young people

Një studim i ri amerikan ngre shqetësime për lidhjen mes përdorimit problematik të kanabisit dhe shëndetit mendor, veçanërisht te gratë…

13 minutes ago

Berisha calls on Veliaj and Spiropali: tell Albanians the crimes, let’s remove the Rama-Balluku duo

Këtë të shtunë, gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, lideri demokrat, Sali Berisha, u ka bërë thirrje Erion Veliajt dhe…

13 minutes ago