Categories: Uncategorized

Rama falenderues ndaj komisionerit: Varhely ka telefonuar i pari pas tërmetit!

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me komisionerin e BE-së për Zgjerimin Oliver Varhely u shpreh se plani ekonomik i BE-së është një mundësi e jashtëzakonshme.

Po ashtu kryeministri Rama theksoi se Varhely ka qenë një mbështetës i vendeve të Rajonit dhe i i thotë gjërat ashtu siç janë, ndërkohë që nuk nguroi që ta vlerësojë.

Të lidhura

None found

Deklarata e Ramës:

Do t’ju jemi mirënjohës gjithmonë. Bashkëpunimi ka dhënë fryte të veçanta dhe në të gjitha aspektet që lidhen me objektivat e përcaktuara nga Komisioni për çuarjen para të agjendës së integrimit.

Ne kemi vazhduar dhe do të shkojmë para në bindje të plotë që duhet ti bëjmë të gjitha këto Reformën në Drejtësi, përsosjen e administratës publike dhe të tjera, jo se na i kërkon Brukseli, por sepse është obligimi ynë ndaj fëmijëve tanë.

Plani i ri ekonomik është një mundësi e jashtëzakonshme e re, që krijohet nga Komisioni i ri Europian që ka ardhur me një qasje të re dhe po implementon një politike të re në rajon.

Ky plan është një prove konkrete e prekshme e shumë arsyeve të mira dhe një bindje e madhe që qëndron në vizionin e Shengenit Rajonal.

Vizioni i një rajoni ku zhvillimi përmes bashkëpunimit është e vetmja rrugë për të dalë në një tjetër hapësirë dhe për ti lënë gjeneratave të tjera një rajon shumë më të mirë.

Në plan ka shumë aspekte, por ai kryesori është që do na ndihmojë të integrohemi gradualisht me tregun europian.

Së fundi dua që të kujtoj se Komisioneri Europian nuk ka qenë për të na ngushëlluar në momente të tragjedisë, nuk kanë qenë me ne kur falë tyre u thirr një konferencë e paharrueshme për Shqipërinë solidariteti, nuk kanë qenë këtu as vetëm përmes Komisionit për të vazhduar implementimin e programit të rindërtimit, por megjithëse COVID-i i goditi të gjithë, Komisioneri ka qenë telefonata e parë nga jashtë, nga BE për të më garantuar që Komisioni do të jetë pranë Shqipërisë dhe rajonit pavarësisht vështirësive që ka pasur.

Jemi në një moment kur marrëdhëniet me Komisionin kanë një konkretësi shumë të madhe.Shqiptarëve mund tu themi me plot gojën se rruga e ardhshme nuk është thjeshtë rruga për hapat në Reforma por është rruga e dnërtimit të gjithë rrejtit lidhës të rajonit, me rrugë, me rrjete digjitale.

të fundit

Dua Lipa shfaqet në New York, fansat aludojnë se mund të jetë e ftuar në dasmën e Taylor Swift

Dua Lipa është fotografuar në rrugët e New York-ut, duke nxitur spekulime se mund të jetë mes të ftuarve në…

10 minutes ago

Barcelona i vendos afat Julian Alvarezit dhe nuk pranon një tjetër sagë në merkato

Barcelona nuk dëshiron që çështja e Julian Alvarez të shndërrohet në një sagë të pafund gjatë gjithë afatit kalimtar të…

12 minutes ago

Lladrovci: Për Kosovën, nderimi ndaj SHBA-së nuk përfundon me 4 Korrikun

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prag të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara…

13 minutes ago

Agriculture in North Macedonia Hit by Hail and Torrential Rains, Farmers Seek Compensation

Reshjet e dendura të shiut por edhe breshrit në disa vende që përfshinë rajonin e Shkupit dhe qytete tjera të…

16 minutes ago

Eight inspectors charged over the “Pulse” case, suspected of failing to carry out inspections for years

Kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Koçan dhe ka të bëjë me S. Sh. S. (53) nga…

16 minutes ago

Court in Serbia Orders 30 Days of Detention for Osman Selmani

Gjykata e Lartë në Serbi i caktoi 30 ditë paraburgim shtetasit të Kosovës, Osman Selmani, i arrestuar më 1 korrik…

17 minutes ago