Categories: Uncategorized

Eurodeputetët ngrenë shqetësimin për kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria: A ia thatë Ramës?

Një ditë pas zhvillimit të Samitit të Zagrebit ku morën pjesë edhe liderët e rajonit të Ballkanit, eurodeputët ngrenë shqetësim në Parlamentin Evropian për 15 kushtet që duhet të përmbushë qeveria shqiptare.

“Si po punoni me 15 kushtet e Këshillit Europian për Shqipërinë” ishte pyetja që eurodeputetët Kinga Gál dhe Michal Gahler nga Grupi PPE drejtuan sot në drekë Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhely.

Të lidhura

None found

Pyetja u bë gjatë një debati në Komisionin për Punët e Jashtëme (AFET) në Parlamentin Europian ku një pjesë e deputetëve ishin fizikisht në sallë dhe pjesa tjetër ishte në videokonferencë nga distanca.

Eurodeputeti David Lega (PPE, Suedi) tha se ishte shumë i shqetësuar nga përkeqsimi i lirisë sé medias e të shprehjes në Shqipëri ndërkohë që kjo është kusht për çeljen e negociatave.

“Raportet e Reporterëve pa Kufinj, të Freedom House dhe të Këshillit të Europës po na japin një panoramë të keqe. Dua të di nëse ky problem dhe 15 kushtet specifike u diskutuan në samitin e Zagrebit ku i pranishëm permese videokonferences ishte edhe zoti Edi Rama .”-tha ai.

Komisioneri Varhely theksoi se ai do të bënte çmos që këto kushte të përmbusheshin. Lidhur me ligjet antishpifje z Varhely tha se qeveria e Tiranës i kishte premtuar se nuk do të vepronte kundër opinionit të Komsionit të Venecias. Gjithashtu Komisioni po ndiqte edhe reformën zgjedhore.

të fundit

Përparim Bajrami do të lirohet nga burgu i Shutkës pas vënies së garancisë prej mbi 1,1 milion eurosh

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë prej 1.140.781 eurosh, e ofruar në formë të pronës…

4 minutes ago

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

4 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

4 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

4 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

4 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

4 hours ago