Screenshot
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka apeluar për hapjen e një dialogu politik dhe forcimin e bashkëpunimit mes partive, duke nënvizuar se temat me rëndësi strategjike për shtetin kërkojnë një konsensus të gjerë që kapërcen ndasitë partiake.
Këto deklarata Ahmeti i bëri gjatë një paneli diskutimi të zhvilluar nga Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, e lidhur me BDI-në, ku tema qendrore ishte “Marrëveshja Kombëtare për Përparim – Maqedonia e Veriut, shteti, shoqëria dhe e ardhmja evropiane”.
None found
Në një postim në platformat sociale, ai vuri në dukje se çështje si marrëdhëniet ndërmjet etnive, funksionimi demokratik i institucioneve, barazia dhe rruga drejt Bashkimit Evropian duhet të shihen si prioritete afatgjata që i përkasin shtetit dhe të gjithë qytetarëve të tij.
Sipas tij, ecja përpara e vendit nuk mund të arrihet pa vullnet politik, mirëkuptim të ndërsjellë dhe gatishmëri për bashkëpunim, ku interesi i përgjithshëm të mbizotërojë mbi përçarjet partiake dhe përfitimet e momentit.
“Jam i bindur se përparimi kërkon vullnet politik, mirëkuptim dhe gatishmëri për të ndërtuar ura bashkëpunimi, duke vënë interesin e përbashkët mbi dallimet politike,” shkroi Ahmeti.
Paneli u fokusua në vështirësitë politike dhe sociale me të cilat përballet vendi, funksionimin e shtetit dhe perspektivën e tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…
Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…
Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të lejojë hyrjen e deri në 100 mijë të rinjve nga vendet e Bashkimit…
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka kritikuar deputetët opozitarë, duke i akuzuar se gjatë 12 orëve të seancës për…