Rama e mohoi, Meta i hedh “benzinë zjarrit”: Kërkon llogari për marrëveshje me Greqinë

Pavarësisht se qeveria shqiptare ka mohuar kategorikisht një marrëveshje me Greqinë për zgjerimin e ujërave, Presidenti Ilir Meta ka ngritur sërish dyshime.

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit të vendit, Edi Ramës, ku i kërkon informacion të detjuara në lidhje me çështjen e kufirit me Greqinë, pas lajmeve se vendi fqinj do të zgjerohet 12 milje në detin Jon.

Në letër, Presidenti i kërkoni informacion të detajuar Ramës nëse ka zhvilluar komunikime me kryeministrin grek, apo zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit fqinj, në lidhje me çështjen, qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare dhe veprimet që planifikohen të merren.

“Duke patur në konsideratë rëndësinë e jashtëzakonshme kombëtare, shtetërore, gjeostrategjike, ekonomike dh ejo vetëm, që ka kjo ccështje për Republikën e Shqipërisë, si dhe ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik, kërkoj informacione të detajuara mbi:

Komunikimin që keni zhvilluar me Kryeministrin e Greqisë dhe/ose me zyrtarë të lartë të Greqisë mbi këtë ccështje;

Qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj një vendimi të tillë dhe pasojave, përfshirë ato ndërkombëtare që mund të rrjedhin prej tij;

Veprimet që planifikohen në ndërmerren nga qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë”, shkruhet në letër. /albeu.com/


Shtuar 31.08.2020 15:36