Radhë në Kakavijë, shqiptarët e gdhinë në makina

Vijon të jetë problematik kalimi i kufirit në Kakavijë, teksa shqiptarët prein në radhë të gjata kilometrike.

Mijëra qytetarë e kanë kaluar natën në makina si pasojë e radhës të krijuar prej më shume se tre ditësh në pikën doganore.

Shqiptarët e mbetur në radhën kilometrike në Kakavijë kane pritur orën 06:00 të mëngjesit me shpresën për të kaluar në anën tjetër të kufirit.

Nnë orën 22:00 pala greke ashtu si kishte njoftuar, ka ndërprerë punën, pavarësisht se radha e qytetareve ne pritje ishte kilometrike.

Situata u krijuar për shkak se shumë qytetarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, u nisën drejt shtetit helen, pas njoftimit të Greqisë për shtimin e kufizimeve dhe vendosjen e karantinës për ata që hyjnë në vend nga data 17 deri në 31 gusht.


Shtuar 15.08.2020 06:50