Radha në Kapshticë, policia ngre postbllok në Bilisht

Ditën e sotme u arrit marrëveshje që të vijonte kalimi i shqiptarëve në tokën helene edhe pse ishte arritur numri i paracaktuar.

Megjithatë, policia ka ngritur postblloqe në Bilisht duke ndalur udhëtarët për të mos shkuar drejt Greqisë çka do të shtonte radhët në këtë pikë.

E njëjta situatë është dhe në Kakavijë, ku kujtojmë se ditën e djeshme humbi jetën dhe një 10 vjeçar i cili u përfshi u përplas aksidentalisht nga një autoambulancë.


Shtuar 16.08.2020 12:53