Ra prej frikës së tërmetit? Si humbi jetën punëtori në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona pas aksidentit ku një punëtor u rrëzua nga pallati teksa punonte.

Bëhet e ditur se policia ka arrestuar A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin.

Këta shtetas akuzohen për shkelje të rregullave në punë, pasi më datë 28.01.2020, rreth orës 23:18, në një objekt në ndërtim, humbi jetën aksidentalisht shtetasi Th. R., 62 vjeç, i punësuar si rojë pranë këtij objekti.

Viktima me inciale Th.R 62 vjeç banues në Durrës, ishte roje në një objekt 6 katësh në ndërtime sipër.

Ndërkohë dyshimet e reja kanë lindur se viktima ka rënë për shkak të frikës së tërmetit. /albeu.com/


Shtuar 29.01.2020 10:02