Pavarësisht se u bënë muaj që berberët nuk punojnë, kryeministri Edi Rama i cili është ditë për ditë në media, duket i kuruar cdo detaj.
Kjo gjë ka rënë në sy të qytetarëve të cilët kanë muaj pa u qethur tek berberi i cili është mbyllur si masë e qeverisë kundër COVID-19.
Qytetari: Berberët kur do të hapen, ti ku qethesh?
Rama: Sa shumë më pyesin për këtë. Nuk po ju them si e ku qethem, se do filloni të bëni nga ato historitë jo bunkeri, jo Surreli.
Kryeministri shtoi se dentistët, lokalet, qendrat estetike, parukeritë, apo berberët nuk do të hapen edhe për disa javë. /albeu.com/