Qytetarët në festë! Ky shtet prej dhjetë ditësh nuk ka asnjë rast të ri më Covid-19

Zelanda e Re po feston pasi deklaroi se koronavirusi vdekjeprurës është eleminuar në këtë shtet për herë të dytë.

Zyrtarët e shëndetësisë njoftuan të mërkurën fundin e ‘grupit të vjeshtës në Auckland’ me shërimin e gjashtë banorëve të fundit të infektuar dhe pa raste të reja brenda dhjetë ditësh.

Pas 102 ditësh pa asnjë rast të ri, në gusht u raportua sërish për të infektuar me Covid-19, ndërkohë që tashme siç bëjnë me dije mediat, nuk ka më asnjë preson me Covid-19.

Që nga mesnata e së Mërkurës, kufizimet e Auckland do të hiqen. Ndryshimi i kufizimeve do të thotë që nuk ka asnjë kufizim në një grumbull njerëzish prej 100 personash dhe nuk ka rregulla të distancimit në bare dhe restorante.

Në prill u deklarua se Zelanda e Re kishte mundur virusin para se të shpërthente një valë e dytë në Auckland në gusht.

Vala e dytë çoi në 186 infeksione të reja tek banorët dhe e detyroi kryeministren Ardern të vendoste përsëri qytetin në masa të rrepta. Numri i të vdekurve nga pandemia e Zelandës së Re është 25.


Shtuar 7.10.2020 15:47