Qytetarët i ankohen Ramës edhe për bletët dhe lulet: Veç tek ti i kam shpresat

Qindra mijëra qytetarë ankohen tek kryeministri Edi Rama për çështje nga më të ndryshmet, nga lulet tek bletët.

Bisedat:

Edi Rama jam, si jeni?

Qytetarja: Më fal për zërin se po bëja fitness

Edi Rama: Po t’i e paske në terezi, po ca kërkon nga unë që po i bëj fitness së trurit

Qytetarja: Unë jam me raport lindje, por tre muaj të raportit të lindjes nuk i kam marrë, kam kredi për të larë….

Edi Rama: Do të interesohemi dhe do të marrësh përgjigje

Qytetarja: Të përgëzoj

Edi Rama: Edhe të përgëzoj që bën fitness

_____________________________________

Edi Rama: Çfarë problemi ke se nga zani dukesh mirë?

Qytetarja: Kam disa koshere bletë në Rinas tek Ura e Gjolës. Duan ushqim dhe nuk shkoj dot.

Edi Rama: Do ta zgjidhim!

Qytetarja: Të rujtë Zoti, vetëm tek ti kam shpresë.

________________________________________________

Ankesa: Kam një bar kafe dhe policia nuk më lë të hyj të mirëmbaj lulet

Rama: Do ta adresojmë se edhe lulet kanë nevojë.


Shtuar 27.03.2020 20:36