Qirinj dhe flamur kombëtar, qytetarët protestojnë ndryshe para kordonit policor

Pasditen e sotme, artistët dhe qytetarët kanë zgjedhur një formë të re të nderimit të Teatrit që sot u shemb përdhe.

Qirinj dhe flamur kombëtar në simbol të Teatrit Kombëtar që sot nuk është më.

Kështu kanë zgjedhur qytetarët të shfaqin pakënaqësinë ndaj shembjes së tij, pas orësh të tëra qëndrese dhe përleshje me policinë.

Ata kanë zgjedhur tashmë këtë formë paqësore të ndezin qiri, përpara kordonit të policisë, pak metra ku një ditë më parë protestonin kundër shembjes së Teatrit.


Shtuar 17.05.2020 18:37