Qindra forca policie në gatishmëri, si duket Kryeministria pak para protestës (VIDEO)

Ka nisur zyrtarisht manifestimi i Presidentit Meta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Institucioni i Kryeministrisë është rrethuar nga qindra forca policie vetëm pak minuta para protestës së thirrur nga Presidenti.

Ndërsa manifestimi me flamuj kuq e zi dhe mimoza në duar është lajmëruar të nisë në orën 17:00, policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e tij.

Kujtojmë se pak më herët në ambientet e Kryeministrisë u futën edhe makina të blinduara dhe makina ujë hedhëse.


Shtuar 2.03.2020 16:13