Categories: Uncategorized

Qeveria përgatit “fshesën” në polici: Si do largohen efektivët “barkderra” nga forcat e rendit

Qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj të ri për “Policinë e Shtetit” me anë të të cilit synon të lirojë nga radhët e saj efektivët, që kanë mbushur moshën mbi 55-vjeç dhe që janë mbipeshë apo në formë jo të mirë fizike.

Projektligji është prezantuar sot në Komisionin e Sigurisë nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili ka bërë të ditur se kjo nismë ka si synim për të reformuar forcat e rendit dhe për të përmirësuar moshën mesatare në këtë strukturë.

Të lidhura

None found

Lleshaj ka thënë se policët mbi 55-vjeç që do largohen nga shërbimi aktiv, do trajtohen me gjysmën e pagës neto dhe do angazhohen herë pas here nga Policia sipas nevojave për të mbushur një total prej 700 orësh punë në vit.

“Nga radhët policisë të largohen ose me kërkesën e vetë punonjësit të policisë ose me vendim të autoriteteve drejtuese të saj punonjësit e policisë që kanë mbushur moshën 55 vjeç, ose që kanë plotësuar 30 vite shërbim në radhët e policisë.

Sot ne kemi në nivelin bazë të policisë oficerë që janë mbi 50-vjeç, në gradat e ulëta, në gradat, nën komisar, grada inspektorëve, që janë 60 vjeç.

Synimi është që të preket kjo fashë e gradave, njerëz që janë në terren, njerëz që duhet se s’bën të lëvizin. Pas largimit nga radhët e policisë, këta punonjës të shtetit parashikohet të trajtohen financiarisht me 50% të pagës neto”, deklaroi Lleshaj.

Ministri i Brendshëm tha më tej se: “qëllimi i këtij projektligji është të adresojë kryesisht çështjen e moshës në Policinë e Shtetit. Për të përmirësuar moshën mesatare të Policisë së Shtetit duhet që për ata të cilëve ju duhet të largohen prej radhëve të saj për arsye moshe, t’u garantohen kushtet e një jete dinjitoze”.

Lleshaj ka bërë të ditur se kjo ‘reformë’ do të zbatohet sipas rastit, dhe policët që nuk plotësojnë kushtet fizike për të qëndruar në detyrë do mund të largohen me dëshirë, pse me vendim të eprorit të tyre, shkruan Panorama.

Urdhri “barkderrave”

Pas emërimit në krye të Ministrisë së Brendshme, Sandër Lleshaj ndër vendimet që mori dhe që u komentua gjerësisht ishte ai i largimit të policëve “barkderra” nga vendet e dukshme në Policinë e Shtetit. “Policët mbipeshë dhe me bark nuk do kryejnë shërbim në vende të dukshme”.

të fundit

Furnizuesit gjermanë të automjeteve kalojnë te prodhimi i dronëve dhe industria e mbrojtjes, ndërsa sektori i makinave thellohet në krizë

Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…

5 hours ago

Bardhi: Balluku’s file leads to Edi Rama – searches of her home and phone demanded; imprisoned politicians face fewer charges

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…

5 hours ago

Bardhi mocks Spiropali: they are pushing her to leave, but she insists on staying in the SP parliamentary group at all costs

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…

5 hours ago

After hot water and butter attack in prison, man convicted of raping and murdering 80-year-old seeks £100,000 from British state

Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…

5 hours ago

Britain opens doors to up to 100,000 young Europeans every year

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të lejojë hyrjen e deri në 100 mijë të rinjve nga vendet e Bashkimit…

5 hours ago

Azemi accuses opposition: In 12-hour debate on 2027 budget, pensioners were left out of the spotlight

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka kritikuar deputetët opozitarë, duke i akuzuar se gjatë 12 orëve të seancës për…

5 hours ago