Categories: Uncategorized

Policia e re: Jo të gjithë ata që mbushin moshën 55 vjeç do të largohen!

Polici më e re në moshë. Këtë parashikon projektligji i ri që synon të ul moshën mesatare të uniformave blu me rreth dy vite brenda një periudhë tre vjeçare, por Zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda, thotë se jo të gjithë ata që mbushin moshën 55 vjeç do të largohen menjëherë nga radhët e policise.

Ky është një ligj fleksibël. Pra nuk është e thënë, që çdo individ që ka mbushur këtë moshë, që nga nesër do të dal në pension, po themi të parakohshëm apo do të marrë këtë trajtim financiar që parashikon ligji, nëse ai do të largohet nga radhët e policisë së shtetit. Ka një moshe relativisht të lartë mbi 45 vjeç, që i bie më shumë se një e treta e radhëve të policisë së shtetit.

Të lidhura

None found

Ministria e Brendshme, ende nuk e ka një numër të saktë të punonjësve të policisë, që mund të preken nga ky projektligj, pasi kjo do të jetë në varësi të asaj se çfarë u nevojiten strukturave të rendit.

Kjo do të varet nga nevojat e policisë së shtetit, pra nuk varet 100% nga dëshira e individit. Nëse do të kemi 100, 200 apo 300 punonjës policie që do të bëjnë një kërkesë, për të përfituar këtë trajtim financiar, për shkak të ndërprerjes së parakohshme të marrëdhënieve të punës, do të ketë një komision të posaçëm, i cili pas miratimit të ligjit do të krijohet me akt nënligjor, me vendim të Këshillit të Ministrave, që do të trajtojë këto kërkesa. Madje kërkesa nuk bëhet vetëm nga individi, por është lënë hapësirë në ligj që kërkesa bëhet edhe nga struktura apo departamenti përkatës i policisë së shtetit.

Sipas zv ministres Voda, rinovim do të kërkohet kryesisht tek forcat që merren me operacione policore të ndërlikuara, por megjithatë edhe ata që do të dalin në pension të parakohshëm, në bazë të nevojave të policisë, mund të rikthehen të punojnë deri në 700 orë në vit.

Do të jenë kryesisht punonjës policie, që në raste të caktuara pasi kjo nuk konsiderohet si një ndërprerje absolute e marrëdhënieve të punës, as pushim i marrëdhënieve të punës. Po themi që do të konsiderohen të liruar nga detyra e megjithatë ata kanë detyrimin dhe mund të thirren dhe të punojnë./TCH

të fundit

Canadian Woman of Chinese Descent Arrested on Espionage Charges at NATO’s Main Military Base in Belgium

Një shtetase kanadeze me origjinë kineze është arrestuar në Belgjikë, pasi dyshohet se ka kryer veprimtari spiunazhi gjatë kohës që…

8 minutes ago

Wave of migrants in Ceuta: over 1,500 arrive by swimming, 18 dead. Meloni threatens suspension of Schengen with Spain

Një valë e re emigracioni ka goditur enklavën spanjolle të Ceutës, në Afrikën e Veriut, ku mbi 1.500 persona kanë…

8 minutes ago

Today begins the trial against 21 people accused of war crimes in Kosovo

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet  seanca e shqyrtimit fillestar në rastin penal ndaj 21 personave të akuzuar…

9 minutes ago

Arrestohet një kanadeze me rrënjë kineze nën akuzën e spiunazhit në bazën kryesore ushtarake të NATO-s në Belgjikë

Një shtetase kanadeze me origjinë kineze është arrestuar në Belgjikë, pasi dyshohet se ka kryer veprimtari spiunazhi gjatë kohës që…

9 minutes ago

Valë emigrantësh në Ceuta: mbi 1.500 mbërrijnë me not, 18 të vdekur. Meloni kërcënon pezullimin e Shengenit me Spanjën

Një valë e re emigracioni ka goditur enklavën spanjolle të Ceutës, në Afrikën e Veriut, ku mbi 1.500 persona kanë…

10 minutes ago

Haxhiu meets with political party leaders today

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u. d. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar për sot një takim me kryetarët…

10 minutes ago