Categories: Uncategorized

Sandër Lleshaj zbulon kriteret: Si do të largohen policët mbi 55-vjeç

Ministri i Brendshëm, Sandër LLeshaj, ka përcjellë detajet se si do zbatohet reforma për largimin e punonjësve të policisë mbi 55-vjeç. Lleshaj tha se kemi policinë me një moshë mbi 45 vjeç si moshë mesatare, e cila është shumë e lartë me vendet të cilat ne krahasohemi.

Ministri deklaroi se ata që do të dalin në pension, nuk do të rrezikojnë duke dalë në rrugë, pasi do të marrin një trajtim financiar. Përpos trajtimit financiar përfitojnë edhe trajtime të tjera nga sigurimet shoqërore, për shkak të pensionit.

Të lidhura

None found

“Ka keqkuptime. Sigurisht që vendimi i qeverisë për të miratuar vendimin për trajtimin financiar të punonjësve të policisë që dalin para kohe nga shërbimi, është një nga investimet më të mëdha, më serioze, në mbështetje të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit është një strukturë e cila e kryen angazhimin e saj përmes shumë elementëve, ku elementi fizik ka një rëndësi të dorës së parë, pra patrullimi, kontrolli i territorit, përballimi i konflikteve, zgjidhja e konflikteve, përballimi i turmave, përballimi i ngjarjeve masive, monitorimi dhe patrullimi i kufijve, e shumë e shumë të tjera që kërkojnë njerëz me parametra fizik të përshtatshëm për të kryer këtë punë me angazhim të lartë fizik.

Për këtë arsye kërkohet që policia tonë, përveçse duhet të shtohet në numër, duhet edhe të rinohet në moshë, për arsye se kemi një moshë mbi 45 vjeç si moshë mesatare e cila është shumë e lartë me vendet të cilat ne krahasohemi. Vendet e rajonit dhe më tej.

Dhe që të adresohet kjo çështje ka dy rrugë: ose t’i nxjerrësh pa i trajtuar njerëzit duke i thënë që nuk plotëson parametrat fizikë, kushtet janë këto, mirupafshim shko te shtëpia. Ose t’i nxjerrësh duke i trajtuar. Ne kemi zgjedhur këtë të dytën.

Ne do t’i nxjerrim atëherë kur është e domosdoshme. 55 vjeç e lartë do të thotë mbi 55, pra mund të jetë 56, 60,61 varet… Ata që do të dalin do të jenë jashtë shërbimit, do të marrin një trajtim financiar.

Pastaj përveç trajtimit financiar përfitojnë edhe trajtime të tjera nga sigurimet shoqërore për shkak të pensionit. Dhe në total trajtimi financiar i tyre shkon afërsisht sa rroga që kanë sot.

Por nuk do të thotë që kjo do të aplikohet masivisht, sepse kjo varet nga fuqia jonë financiare. Varet rast pas rasti dhe nga buxheti. Nëse do kemi buxhet do ta aplikojmë, nëse nuk kemi do rrimë me këtë që kemi.

Por e rëndësishme është kjo që punonjësit e policisë janë të garantuar plotësisht, që edhe nëse do të dalin nga shërbimi, këtu nuk do ‘u cënohet asgjë nga standarti i jetës dhe nuk do rrezikohen nga përfundimi në rrugë, dhe ky është gjithë qëllimi”, tha Lleshaj në intervistën për emisionin “HARD TALK”, nga Roland Qafoku.

të fundit

Dita e 24-t e protestës, qytetarët mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej”

Kemi hyrë në ditën e 24-të të protestës, teksa qytetarët sërish janë grumbulluar në sheshin Skënderbej [...]Read More...

3 minutes ago

Rama thërret nesër drejtuesit socialistë, fokusi te zgjedhjet lokale të 2027 dhe organizimi në bazë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër drejtuesit socialistë [...]Read More...

4 minutes ago

Turisti 46-vjeçar nga Prishtina shpëtohet në Velipojë pasi skafi i mbeti në det për shkak të një defekti

Një 46-vjeçar nga Prishtina ka kaluar momente të vështira në ujërat pranë Velipojës, pasi skafi me të cilin lundronte pësoi…

23 minutes ago

Debat i ashpër për ligjin e përfaqësimit të drejtë, pushteti dhe opozita në përballje për amendamentet

Atmosferë e tensionuar në seancën e Komisionit për Sistem Politik, ku u zhvillua debat për amendamentet e Propozim-ligjit për përfaqësim…

24 minutes ago

Toshkovski calls for cooperation and concrete support to address migration

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot iu drejtua të pranishmëve në hapjen e Takimit të Përfaqësuesve të Lartë…

28 minutes ago

Rama insulted the protesters / Bardhi reacts: F*ck you is not a slip of the tongue, but how he wields power

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas frazës ofenduese që kryeministri Rama përdori ndaj protestuesve,…

29 minutes ago