Qeveria ndryshon vendimet: 3 bizneset të tjera lejohen të punojnë që nesër

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar një pikë në urdhrin që kufizon lëvizjet në Shqipëri në kuadër të masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Konkretisht, në vendimin e ditës së sotme është ndryshuar urdhri për 3 aktivitete tregtare, të cilat kanë qenë të ndaluara për të punuar.

Bëhet fjalë për gomisteritë, libraritë dhe kancelaritë.

Me ndryshimin e bërë, këto tre subjekte do të lejohen që të ushtrojnë aktivitetin e tyre pavarësisht masave ndaluese në vend./Tv klan


Shtuar 30.03.2020 14:25