Qeveria greke merr vendimin se kur hapen kufijtë me Shqipërinë

Qeveria greke ka marrë vendimin të hapë kufijtë me Shqipërinë në datën 16 qershor.

Njoftimi në fjalë i është dërguar të gjitha pikave kufitare me Shqipërinë.

Deri në datën 16 qershor do të lejohen të kalojnë kufirin drejt Shqipërisë vetëm shtetasit shqiptarë që ndodhen në Greqi për arsye turistike (90 ditë).

Po kështu drejt Greqisë vetëm shtetasit grekë ose ata shqiptarë që kanë leje-qëndrimi në Greqi.

Edhe punonjësit sezonalë do të lejohen të udhëtojnë drejt Greqisë, të cilët janë pajisur prej punëdhënësve të tyre me kontratë pune, e konvertuar në leje-qëndrim. Kjo kategori do të udhëtojë vetëm në rastet në të cilat është aprovuar leja e posaçme e qëndrimit.


Shtuar 14.05.2020 17:41