Categories: Uncategorized

Qeveria e re: Arrihet marrëveshja në Mal të Zi, nuk do të tërhiqet njohja e Kosovës

Opozita në Malin e Zi ka arritur një marrëveshje për formimin e qeverisë, të cilën e ka nënshkruar përpara gazetarëve e ku mes të tjerash thuhet se ekzekutivi i ri nuk do të nisë procedurat për tërheqjen e njohjes së pavarësinë së Kosovës.

Marrëveshja u nënshkrua mes koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, përfaqësuar nga kryetari Zdravko Krivokapiç, lideri i koalicionit “Paqe për kombin tonë”, Aleks Beçiç dhe lideri i “E Zeza në të Bardhë”, Dritan Abazoviç.

Të lidhura

None found

Në konferencën e përbashkët për shtyp të tre liderëve, Krivokapiç deklaroi se nënshkrimi i saj është shenjë se rruga e zgjedhur nuk ka kthim pas.

Ata theksuan njëzëri se qeveria e re demokratike nuk do të nisë procedurat për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe as për ndryshimin e simboleve shtetërore si flamuri, stema në uniformën ushtarake dhe himni.

Gjithashtu, marrëveshja parashikon që qeveria e re të miratojë ligjet në përputhje me standardet evropiane, me qëllim që të arrijë sa më shpejt anëtarësimin në BE.

Ndër të tjera, ekzekutivi do të përforcojë bashkëpunimin me NATO-n dhe do të depolitizojë institucionet qeveritare kyçe në luftimin e korrupsionit dhe krimit.

të fundit

Sofja hedh poshtë publikimin e notës diplomatike, Shkupi kërkon shpjegime dhe përgjegjësi

Sofja zyrtare ka reaguar pas kërkesës së Shkupit që autoritetet bullgare të kërkojnë falje për publikimin e të dhënave që…

1 minute ago

Gërvalla: Drejtësia për të mbijetuarit e dhunës mbetet një detyrim njerëzor

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka pritur Dr. Monika Hauser, themeluese dhe kryetare e organizatës Medica Mondiale. Gërvalla…

1 minute ago

Atletico Madridi pret që Alvarez të kërkojë ndjesë pas komenteve për një kalim të mundshëm te Barcelona

Sipas raportimeve të “El Chiringuito TV”, drejtuesit e Atletico Madridit presin një kërkim-falje nga Julian Alvarez pas deklaratës së tij…

5 minutes ago

Malisheva zyrtarizon afrimin e Kreshnik Ukës

Malisheva ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Kreshnik Uka, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri.Uka…

6 minutes ago

Fire in cattle feed stacks, a home also at risk

Një zjarr i rënë mesditën e sotme ka rrezikuar djegien e një banesë në fshatin Gjatë, njësia administrative Krutje, Bashkia…

10 minutes ago

Suspected Economic Aid Scheme, Security Measures for 6 Public Officials

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në…

10 minutes ago