Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me Dr. Monika Hauser, themeluese dhe kryetare e organizatës Medica Mondiale.
Ajo e ka vlerësuar lart rolin e Medica Mondiale, duke e cilësuar këtë organizatë si një ndër zërat më të fuqishëm në botë në mbrojtje të grave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale të përdorur si armë lufte.
None found
Në një postim në Facebook, Gërvalla ka bërë të ditur se së bashku me Dr. Hauser dhe znj. Mirlinda Sada nga Medica Gjakova kanë diskutuar për domosdoshmërinë e luftimit të stigmës dhe ri-traumatizimit të të mbijetuarve, për rëndësinë e një qasjeje të ndjeshme ndaj traumës në sistemin e drejtësisë, si dhe për forcimin e mekanizmave institucionalë në mbështetje të tyre.
Më tej, Gërvalla ka theksuar se drejtësia tranzicionale nuk mund të konsiderohet e plotë pa trajtimin e traumës, pa njohjen e dinjitetit të të mbijetuarve, pa krijimin e hapësirave të sigurta për dëshmitë e tyre dhe pa dënimin e autorëve të krimeve.
Ajo ka shtuar se puna dhe përkushtimi jetësor i Dr. Monika Hauser mbetet një dëshmi e përhershme se dinjiteti i të mbijetuarve, e vërteta dhe drejtësia nuk janë vetëm çështje politike apo juridike, por para së gjithash obligime njerëzore dhe morale.
Barcelona do të përballet sonte (e martë) me Paris Saint-Germainin në “Parc des Princes”, në kuadër të Ligës së Kampionëve,…
Kryeministri Edi Rama, teksa vendoste shënimin “Dialog” në karriget e nxjerra në shkallët e kryeministrisë dhe mesazhin se është i…
Pakënaqësia ndaj gjendjes së arsimit, rritjes së kostos së jetesës dhe krizës së strehimit ka nxjerrë mijëra qytetarë në rrugët…
Lidhjet mes një organizate kriminale belge dhe një bande braziliane të kokainës kanë qenë në qendër të një gjyqi të…
Qeveria italiane pritet të dërgojë 500 trupa ushtarakë shtesë në Milano, pas dy ditësh trazirash të dhunshme, gjatë të cilave…
Paralajmërimi i Bedri Hamzës se nuk do të rikandidojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës ka nxitur diskutime për…