Categories: maqedoni

Sofja hedh poshtë publikimin e notës diplomatike, Shkupi kërkon shpjegime dhe përgjegjësi

Pas kërkesës së Shkupit që autoritetet bullgare të kërkojnë falje për publikimin e të dhënave që lidhen me familjen e kryeministrit Hristijan Mickoski, ka reaguar edhe Sofja zyrtare.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Muçunski, zhvilloi një bisedë me ambasadorin bullgar Angell Aleksandrov Angelov, pasi në mediat bullgare u publikua nota diplomatike e dërguar për udhëtimin e bashkëshortes dhe djalit të Mickoskit në qendrën dimërore Pamporovo në fillim të këtij viti.

Të lidhura

None found

Sipas Muçunskit, pala maqedonase nuk ka kërkuar vetëm sqarime, por edhe një hetim të plotë për mënyrën se si ai dokument përfundoi në opinion. Ai tha se deri në këtë fazë nuk kanë marrë asnjë sqarim dhe asnjë kërkimfalje. Ndërkaq, kryeministri Mickoski ka deklaruar se për këtë çështje ka informuar edhe NATO-n.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë mohoi se ka qenë e përfshirë në publikimin e një note diplomatike që lidhet me udhëtimin e familjes së Mickoskit në Pamporovë, duke theksuar se dokumenti nuk ka të bëjë me ndonjë kërcënim aktual, por me çështje të së kaluarës.

“Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka shpërndarë notë diplomatike apo ndonjë korrespondencë tjetër zyrtare që lidhet me vizitën në Bullgari të anëtarëve të familjes së një përfaqësuesi zyrtar të një vendi tjetër. Informacionet që qarkullojnë në publik ditët e fundit kanë të bëjnë me një notë verbale të datës 6 janar 2026 dhe lidhen me ngjarje nga e kaluara e largët. Në këtë moment, ky informacion nuk mund të merret si bazë për përfundime se ekziston një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve të Bullgarisë apo të ndonjë vendi tjetër”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë.

Ndërkohë, partia në pushtet OBRM-PDUKM vijon të kërkojë përgjegjësi dhe njëherazi akuzon edhe LSDM-në për heshtje ndaj asaj që e cilëson si skandal diplomatik. Sipas deputetit Brane Petrushevski, rasti përmban të dhëna të ndjeshme që lidhen me sigurinë e kryeministrit Mickoski dhe familjes së tij.

“Në vend të kërkimit të faljes dhe marrjes së përgjegjësisë nga Sofja zyrtare, publiku mori heshtje. Por edhe më e zëshme është heshtja e të dërguarit të posaçëm bullgar, Venko Filipçes. Personi i cili prej muajsh i relativizon qëndrimet bullgare dhe paraqitet si avokati i tyre më i zëshëm në Maqedoni, sot nuk ka asnjë fjalë apo dënim për këtë skandal diplomatik”, tha Brane Petrushevski – deputet i OBRM-PDUKM-së.

të fundit

Forca policore në qendër të Tiranës, shoqërohen protestues pranë selisë së PS-së

Përshkallëzimi i revoltës popullore në ditën e saj të shtatë ka sjellë një blindim total të qendrës së kryeqytetit nga…

4 minutes ago

Përplasje në Rrugën e Dibrës, protestuesit përballen me policinë dhe djegin kazanët e mbeturinave

Në Rrugën e Dibrës ka përplasje frontale mes policisë dhe protestuesve. Policia vazhdon që të hedhë gaz lotsjellës në drejtim…

8 minutes ago

Shtatë policë rrethojnë protestuesin dhe e godasin me shkopa gome

Një skenë e rëndë është regjistruar gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë. Shtatë efektivë kanë rrethuar një protestues, e kanë…

13 minutes ago

Bebe Rexha ngre zërin pas dhunës ndaj të rinjve në protestat kundër qeverisë: “Rinia është e ardhmja!”

Jehonat e revoltës mbarëkombëtare në Shqipëri kanë kapërcyer kufijtë, duke marrë mbështetjen e figurave më të njohura ndërkombëtare me origjinë…

14 minutes ago

Përplasje pranë Stacionit të Trenit, protestuesit përdorin fishekzjarre dhe policia hedh gaz lotsjellës

Përplasja mes policisë dhe protestuesve është zhvendosur tashmë tek bulevardi “Zogu i Parë”. Protestuesit kanë hedhur fishekzjarre në rrugë, duke…

15 minutes ago

Veprimi i Kalulus në humbjen ndaj Lazios zemëron tifozët e Juventusit

Juventusi pësoi një humbje të rëndë 3-0 nga Lazio në kuadër të javës së shtatë të Serie A, ndërsa një…

22 minutes ago