Edhe pse ka qëndruar i pastër për javë e javë me radhë, sot Përmeti është infektuar nga COVID-19.
Koronavirusi ka mbërritur edhe në Përmet duke alarmuar Bashkinë e qytetit e cila në profilin e saj në rrjetet sociale ka shpërndarë njoftimin për qytetarët.
Bashkia e Përmetit i bën thirrje qytetarëve të qetësohen se nuk ka vend për panik, por u kujton të respektojnë rregullat e vendosura, si higjiena personale dhe përdorimi i masakave.
Sipas Bashkisë, “një prej muzikantëve përmetarë tashmë është karantinuar së bashku me familjen e tij”.
