Qëllohet me armë zjarri 29 vjeçari, policia arreston autorin

Policia ka arrestuar një 27 vjeçar pasi dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një 29 cjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur tek ish-fabrika e letrës, në Kavajë, ku ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale M.Xh., i cili u dërgua në spitalin e Durrësit.

Policia bën me dije se është arrestuar V.H., 27 vjeç, banues në Kavajë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.05.2020, rreth orës 01:00, tek ish-fabrika e letrës, në Kavajë, për motive ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi M.Xh., 29 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Durrësit.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi V.H., 27 vjeç, banues në Kavajë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysem ndjekje dhe kerkimesh është bërë shoqerimi i tij për në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 24.05.2020 06:14