Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje duke kapur dhe ndaluar një 36 vjeçar.
Shtetasit E.T. iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
36 vjeçari, banues në Durrës qarkullonte me automjetin e tij dhe gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, shërbimet e Policisë i gjetën në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me 7 fishekë.
Në automjet udhëtonte edhe një shtetas tjetër si pasagjer, i cili në përfundim të veprimeve u la i lirë, ndërsa poseduesi i armës së zjarrit u arrestua në flagrancë.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.