Një operator teknik në qendrën operative të spitalit Papa Giovanni XXIII në Bergamo, spitali në qendër të urgjencës së koronavirusit, vdiq mbrëmë, pasi u infektua nga Covid-19.
Rezultati e analizave janë ende në pritje por burimet shëndetësore janë pothuajse të sigurta se ai u godit nga koronavirusi, raporton laRepubblica.
Emri i tij ishte Diego Bianco, nga Montello në provincën e Bergamo, i martuar dhe baba i një djali.
Disa netë më parë, stacioni i cili mbledh thirrje urgjentenga Brescia dhe Sondrio ishte mbyllur dhe dizifektuar edhe sepse operatorët e tjerë kishin shfaqur simptoma dhe kishin qëndruar në shtëpi.
Thirrjet ishin drejtuar në termocentralet e tjerë të Lombardisë. 47 vjeçari është një nga viktimat më të reja nga koronavirusi.