Punonjësja kishte këputje trupi, kollë dhe temperaturë, kjo ishte përgjigja e tamponit

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 347 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Rasti më i ri në Berat i regjistruar me Covid-19 është një punonjëse e një ndërmarrje rrobaqepsie tek ish kombinati tekstil. Punëtorja ka shfaqur temperaturë, keputje të trupit si dhe kollë ç’ka ka ka bërë të dyshonte për një infektim të mundshëm.

Pas kryerjes së tamponit i cili rezoltoi pozitiv është ngritur alarmi për tek kolegët e tjerë të ndërmarrjes ku gruaja punonte.

Pritet të kryehet tamponi nga ana e ISHP-së si për familjarët e gruas në fjalë ashtu dhe për kolegët e fasonërisë ku ajo punonte me kohë të plotë.


Shtuar 24.06.2020 11:58