Pas përgjigjes negative që mori Shqipëria në lidhje me hapjen e negociatave, kryeministri Edi Rama është distancuar nga kjo cështje.
Edhe pas suksesit në konferencën e donatorëve ku Shqipëria mori një mbështetje prej 1.15 miliard Euro, Rama nuk jep asnjë shpresë për negociatat.
Sipas tij kjo nuk është më cështje e Shqipërisë por e vendeve anëtare të BE.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Nuk merrem më nëse do të happen apo jo negociatat. Nuk është cështje e Shqipërisë por e vendeve të BE.
Nëse do të hapen negociatat, Shqipëria është e njëjta me atë që ishte në tetor.
Unë nuk e shpika që do të hapeshin negociata, e dëgjova mes tyre, ndaj unë nuk merrem më me këtë pjesë.