Pse keni ardhur në protestë? Qytetari: Kot, për të ngrënë fara!

Në këto momente ka nisur protesta e qytetarëve të mbështetur nga Aleanca për Teatrin.

Qindra qytetarë tashmë janë mbledhur në shesh pas një dite plot incidenti, që nisën në orën 04:00 të mëngjesit të ditën e djeshme pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë që protestuesit tashmë po protestojnë, një protestues ka habitur pasi ka deklaruar se ka ardhur në protestë për të ngrënë fara.

Gazetarja: Pse keni ardhur në protestë?

Qytetari: Kot mo, për të ngrënë fara luledielli në Tiranë si ngahera. /albeu.com/


Shtuar 18.05.2020 14:57